O’Connell thotë mos prisni ndërhyje ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, por këtë vetë duhet ta bëni

O’ Connell: Britania e Madhe do të vazhdojë bashkëpunimin me liderët e zgjedhur të Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Ruari O’ Connell ka thënë se zgjedhja e kryetarit  të Kosovës është përgjegjësi e Kuvendit që përfaqëson dhe i  jep llogari popullit të vet. O’Connell ka thënë se Britania do të vazhdojë të punojë me liderët e zgjedhur të Kosovës. “Parlamenti ka zgjedhur Hashim Thaçin si President. Si mike e vërtetë e Kosovës, Britania do të punojë me liderët e zgjedhur nga ju për të vazhduar interesat tona të përbashkëta, prosperuese, funksionale, për Kosovë të sigurt, drejt BE-së”. Në fund të postimit, ai u ka bërë thirrje liderëve politikë që të nisin dialogun për t’i dhënë fund dhunës. “Tani është e rëndësishme që të gjitha palët të punojnë në sfidat e Kosovës. Kjo ka nevojë për fundin e dhunës së vazhdueshme, respekt për kundërshtarët politikë nga secila anë dhe rikthim në dialog”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bundestagu gjerman voton me 365 vot pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Bundestagu ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të KFOR-it edhe për një vit tjetër

Bundestagu gjerman ka miratuar rinovimin e mandatit të kontingjentit gjerman në kuadër të misionit të …