CEFTA

Autoritetet e Serbisë nuk po i përmbahen Marrëveshjes për tregti të lirë me vendet e rajonit, as me Kosovën

Autoritetet e Serbisë nuk po i përmbahen Marrëveshjes për tregti të lirë me vendet e rajonit, (CEFTA), por as marrëveshjeve të arritura për këtë çështje në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar në Bruksel. Serbia, në disa raste, e sidomos pas vitit 2008, ka paraqitur barriera tregtare, për prodhuesit apo importuesit e Kosovës, pohojnë zyrtarë të Qeverisë dhe ekspertë për çështje ekonomike.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, së fundi ka arritur t’i identifikojë dy barriera që autoritetet serbe po u shkaktojnë importuesve gjatë kalimit transit, por edhe prodhueseve nga Kosova gjatë eksportit për në Serbi.

Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin për Tregti në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tregon se autoritetet serbe kanë kërkuar nga prodhuesit kosovarë që si vend i prodhimit të produkteve të shkruhet në gjuhën serbe “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”, kërkesë kjo e papranueshme për autoritetet kosovare. Këtë kërkesë të autoriteteve serbe, ditë më parë e patën konfirmuar edhe pronarë të kompanisë së prodhimit të lëngjeve “Fluidi”, të cilëve u ishte ndaluar hyrja e mauneve në territorin e Serbisë. Problemi tjetër, sipas Dërvishollit, është pengesa që po i bëhet importit të produkteve të gazit. Ajo tregon për Radion Evropa e Lirë se për zgjidhjen e këtij problemi, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke përdorur format e dialogut dhe nëse autoritetet serbe nuk ndërmarrin ndonjë zgjidhje, atëherë masa e reciprocitet mbetet alternativa e vetme.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …