Pavarësisht paralajmërimit të kreut të opozitës, Lulzim Basha, për mos të votuar dy koncesionet e rrugëve: Milot Balldre dhe Orikum-Dukat, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i votuan këto dy projekte si dhe projektligjet e tjera të kthyera nga kryetari, Ilir Meta, i cili përfaqëson opozitën në Presidencë dhe jo Shtetin. Dekretet e rrëzuara të kryetarit Metajanë: Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit, për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare, Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore, pastaj për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në seancën e sotme plenare, ministrja, Elisa Spiropali, foli rreth domosdoshmërisë për të vënë dorë në disa akse specifike të vendit, dhe ceku temën e presidentit, mosmiratimin e tij për ndërhyrjet në fjalë, duke e lidhur situatën me mos dekretime të tjera të kësaj natyre, përfshirë atë të zgjedhjeve të 30 qershorit.
Kontrolloni gjithashtu
Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore
Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …