Kurti: Lista jonë përbëhet nga burra dhe gra me edukim cilësor dhe me atdhedashuri të dëshmuar

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti paraqiti listën e kandidatëve të këtij subjekti politik në zgjedhjet e 6 tetorit për deputetë të Kosovës. Duke folur para të pranishmëve ai theksoi se lista e Vetëvendosjes përbëhet nga burra dhe gra me edukim cilësor dhe me atdhedashuri të dëshmuar, me profesionalizëm të lartë dhe aktivizëm shoqëror, juristë të shkëlqyer që e njohin Kushtetutën, ekonomistë të arritur që njohin mundësitë tona ekonomike dhe din se cilat politika na duhen, mjekë të dëshmuar të cilët e kuptojnë se mjekësia nuk është në kurriz të të sëmurëve. Aktivist nga shoqëria civile dhe vullnetarë që deri dje kanë qenë të zëshëm në përmirësimin e të drejtave publike dhe në mbrojtjen e të drejtave jashtë parlamentit e që tani do ta sjellin energjinë brenda parlamentit. Njerëz që respektojnë të tjerët njerëz që inspirojnë të tjerët dhe që motivojnë njerëz që besojnë më në mundësi të barabarta” theksoi në mes tjerash lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …