Ka ndërruar jetë atdhetari Sadik Batusha, baba i dy dëshmorëve të kombit, Ramiz dhe Asllan Batusha

Ka ndërruar jetë atdhetari Sadik Batusha, baba i dy dëshmorëve të kombit, Ramiz dhe Asllan Batusha

Ka ndërruar jetë baca Sadik, baba i dy dëshmorëve të kombit, Ramiz dhe Asllan Batusha. Bacën Sadik do ta kujtojmë gjithmonë si një baba që Kosovës ia dha bijtë e tij më të mirë, bijtë që u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë. Do ta kujtojmë si një njeri të fortë dhe atdhetar, që asnjëherë nuk u ligë dhe nuk iu pa lot në sy, derisa Kosovës ia fali djemtë e tij. Kujtimi për të do të jetë i paharruar! Varrimi i Bacës Sadik bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Baballoq – thuhet në një njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK-së, dega në Deçan: Me 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00, varroset Zyme Mazrekaj

Njoftim: Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së – dega në Deçan njofton me pikëllim …