uck

Kryeministri Haradinaj thotë se krismat e pushkëve në Zonën Operative të Llapit, ishin lajm i keq për armikun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar betejën e Kaqandollit, ka thënë se 21 vite më parë, filloi një nga betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare. Haradinaj ka shkruar se krismat e pushkëve nga Zona Operative e Llapit, ishin lajm i keq për armikun. “21 vite më parë, filloi një nga betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare. Krismat e pushkëve nga Zona Operative e Llapit, ishin lajm i keq për armikun. Në Betejën e Kaqanollit, ata e kuptuan se fryma që kishin mbjell Zahiri, Hakifi e Iliri, përveç që nuk ishte shuar, do të bëhej edhe shkatërrimtare e planeve të tyre djallëzore. Sot përulemi me respekt para dëshmorëve që ranë: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu. Kujtimi për ta, na bën më të fortë e më të vendosur për të mbrojtur të drejtën tonë dhe për ta kthyer shpresën për qytetarët tanë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …