Punëtorëve të mirëmbajtjes së ambientit në Komunën e Malishevës, ju vazhdohet kontrata edhe për gjashtë muaj

Në mënyrë solemne, në ambientet e njësisë së kompanisë për menaxhimin e mbeturinave, “Ekoregjioni” në Malishevë, ju është vazhduar kontrata e punës edhe për gjashtë muaj, 45 punëtorëve, të cilët janë të angazhuar në mirëmbajtjen e ambientit në territorin e Komunës së Malishevës. Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, përgjegjësi i njësisë së “Ekoregjionit”, Sejdi Paçarizi dhe zyrtarët tjerë përgjegjës të kompanisë. “Mirëmbajtja dhe pastrimi i ambientit është jetë për të gjithë banorët, pra puna që ju bëni nuk është thjeshtë një vend pune për ju, por jetë për të gjithë banorët, në të gjitha vendbanimet e komunës sonë. Është viti i dytë që jeni të angazhuar dhe puna juaj ka treguar rezultat, prandaj edhe jemi angazhuar që të ju vazhdohen kontratat e punës në vazhdimësi, në mënyrë që kemi një ambient të pastër në të gjitha vendbanimet”, tha kryetari Begaj, me rastin e nënshkrimit të kontratave të punës, për 45 punëtorë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …