Kuvendi i Komunës së Malishevës, mbajti dëgjimet për buxhet në Bellanicë, Ngucat, Bardh dhe Temeqinë

Në kuadër të mbajtjes së dëgjimeve për projekt buxhetin e komunës së Malishevës, për vitin 2020, që është duke i mbajtur Kuvendi i Komunës së Malishevës, mbrëmë janë mbajtur këto dëgjime me banorët e fshatrave, Bellanicë, Ngucat, Bardh dhe Temeqinë. Grupi i kuvendi që i mbajti këto takime, ishte i përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha grupeve në Kuvendin e Komunës, si dhe anëtarët e KPF-së, të prirë nga kryesuesi i KK, Rrahim Morina. Pas prezantimit të buxhetit para banorëve, banorët dhe kryesit e fshatrave, i kanë paraqitur kërkesat e tyre, për nevojat që kanë ata, e që komuna duhet ti përfshijë në listën e prioriteteve për investime kapitale, për vitin 2020. Në të gjitha këto fshatra, kërkesë kryesore ishte rregullimi apo renovimi i sistemeve të ujësjellësve, pastaj zgjatja dhe zgjerimi i sistemeve të kanalizimeve, mbrojtje e ambienti, rrugicat në lagjet e tyre, e në Bellanicë dhe Temeqinë, edhe ndërtimi i anekseve të shkollave, me qëllim që të krijohet hapësirë për rregullimin e kabineteve dhe që mësimi të mbahet në një ndërrim. Kërkesë tjetër, e që lidhet me sigurinë, ishte edhe ndërtimi trotuareve dhe rregullimi i ndriçimit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …