leoni

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me MIT fillojnë pilot projektin e vendosjes së shenjave të trafikut

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, kanë filluar pilot projektin e vendosjes së shenjave të trafikut, të cilat paralajmërojnë shoferët për kontrollin e shpejtësisë me radar nga njësitë policore të trafikut. Vendosja e këtyre shenjave fillimisht është realizuar në rajonin e Gjilanit, konkretisht në rrugët Gjilan – Prishtinë  dhe Gjilan – Ferizaj, ku pas përfundimit të pilot projektit do të bëhen vlerësime profesionale për efektin e këtij projekti në vetëdijesimin e pjesëmarrësve dhe reduktimin e kundërvajtjeve apo aksidenteve në trafik, pastaj do të vazhdohet edhe në rrugët tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Shenja është dizajnuar në atë mënyrë që të duket e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …