Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Trekëndëshi partiak, më i korruptuari në Kosovë, LDK-PDK-AAK, kërkon edhe një herë votën e popullit

Duket paradoksale, fatkeqësisht është një realitet i hidhur që nuk mundë ta mohojmë. Që të tria, këto parti i dilnin në ndihmë njëra tjetrës, sa herë që lipsej nevoja për korrupsion. Kurse para çdo fushate elektorale, këto parti e ashpërsonin fjalorin vulgar ndaj njëra tjetrës, për të kulmuar në këtë të fundit me: “vija të kuqe”.

 Fillimisht LDK-ja, njihej si kundërshtari më i ashpër për PDK-ën, por  shpeshherë bashkë keq-qeverisnin, as AAK-ja nuk qëndronte keq me korrupsion me aq sa kishte mundësi, një trekëndësh politik për faqe të zezë. Sa i përket trekëndëshit politik, do veçuar tre syrësh. Në SHBA njihët “trekëndëshi i hekurt”, i cili përbëhet nga politika e kongresit, byrokracisë dhe grupeve të interesit, siç përshkruhet  në vitin 1981 nga Gordon Adams. Në Shqipëri kemi trekëndëshin e Bermudeve nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta, të cilët janë në gjendje të gllabërojnë cilin do që u’a prekë hapsirën korruptive. Kurse trekëndëshin politik në Kosovë e ndërlidhë korrupsioni.

Korrupsioni është keqpërdorimi i detyrës publike për përfitime private ose politike, ka një efekt të dëmshëm në një shumëllojshmëri të rezultateve ekonomike dhe politike. Fatkeqësisht, ulja e korrupsionit është një detyrë e vështirë. Dukuria e korrupsionit i ka rrënjët e thella, i cili është bërë sëmundje ngjitëse, lirshëm mund të konkludojmë se është krijuar  “kurthi i korrupsionit”. Ky kurth mund të kuptohët si një ekujlibër që rrjedh nga pamundësia, e palëve kryesore për të koordinuar veprimet që mund të zvogëlojnë korrupsionin. Nga ky këndvështrim, kurthet e korrupsionit mund të lindin nga sfidat e koordinimit të këtyre partive  kryesore, të aktorëve politikë dhe votuesit. Egzistojnë sfida me të cilat përballën secili grup aktorësh, ndërveprimi i t yre dhe mënyra me të cilat këto sfida mund të jenë të detyruara. Tri procese të veçanta mund të ndimojnë ose pengojnë aftësinë për të shpërthyer nga kurthet e korrupsionit: (1) veprim kolektiv dhe koordinim midis votuesve, “2”pengesë strategjike nga detyra, dhe “3” mekanizma të përzgjedhjes politike dhe disponueshmërinë e sfiduesve jo-korruptiv.

6 Tetori i vitit 2019 po afrohët, tashi kemi në garë një trekëndësh të ri politik për të qeverisur vendin: VV-ën, PDK-ën dhe LDK-ën. Para se të shpallej data e zgjedhjeve të parakohëshme VV dhe LDK, kishin një qëllim ta dërgojnë në opozitë PDK-ën. I kishin të gjitha mundësit ta bënin një gjë të tillë, por për të satën herë LDK-ja bënë gabime të pa riparushme politike, nuk lidhë koalicion me VV-ën, arsyet janë tejet konfuze sepse e tillë është kjo parti. Përjashto VV-ën e cila kurrë nuk ka qenë pjesë e qeverisjes, PDK dhe LDK kanë qenë pjesë e çdo qeverisjeje pas lufte. Dallimi i këtyre dy partive është se LDK nuk mund të shquhët me asnjë meritë, kurse PDK  e dalur nga lufta mundë të nxjerrim një të arritur atë të infrastrukturës rrugore, meritë kjo edhe pse me “1001” defekte diçka ka punuar. Por çë të dyjat e mbajnë mbisupet e veta një korrupsion të pafalshëm. Sa i përket VV-ës me liderin e tyre Albin Kurti po pretendon të jetë Kryeministër i ardhshëm, por edhe nëse ndodhë kjo a do të jetë në gjendje për ta shpartalluar “kurthin korruptiv”. Dy partitë tjera PDK dhe LDK gjithashtu pretendojnë për ta qeverisur vendin me fjalët e tyre megalomane “do ta luftojmë korrupsionin”, kur edhe mijët e dinë për korrupsionin e tyre. Të gjitha qeveritë e pas luftës për shkak të korrupsionit të lartë mundë ti konsiderojmë si poltikanë të këqij. Në masë të madhe këtyre poltikanëv të këqij i’u kanë ndihmuar mos dalja në votime e një numri jashtëzakonisht të madhë në zgjedhjet elektorale. Kjo përqindje kaq e lartë e tyre është rrëçethëse, sepse ata përbëjnë ndoshta njerëzit më të sinqertë, por a është kjo ygjidhja?. Shpeshherë më sillet nëpër mendje një thënje e George Orwell: “Politikanët e këqij zgjidhën nga njerëz të mirë që nuk votojnë”. Para votusit të mirë është një sfidë sa e lehtë aq edhe komplekse sepse është në dorën e tij se kënd duhë ta zgjedhin si pëfaqësues legjitim të tyre, shpresojmë në atë më të mirën.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …