Mbi 80 anëtarë të rinj kanë aderuar në Nismën Socialdemokrate në Pejë gjatë paraqitjes se prioriteteve qeverisëse nga Limaj

Në Pejë mbi 80 anëtarë të rinj kanë aderuar në Nisma gjatë paraqitjes se prioriteteve qeverisëse nga Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe kandidati i koalicionit NISMA – AKR – PD, Fatmir Limaj, të enjten, para strukturave në Pejë, ka paraqitur prioritetet qeverisëse. E aty në takim, aderuan mbi 80 anëtarë të rinj, derisa kandidati për shef të qeverisë, tha që do të shënojnë fitore spektakolare. Limaj gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen me Serbinë, derisa ka porositur për kujdes se kush zgjedhet deputet. “E vetmja forcë politike që kujdeset për punëtorin, për njeriun në nevojë, për pensionerin, për djemtë dhe vajzat e reja është Nisma Socialdemokrate. Është zëri i shtresës së mesme i atyre që e duan shtetin. Prandaj do të kemi dhe paketën sociale. Do të vazhdojmë fuqishëm, do të vazhdojmë përpjekjet për reforminin e paketës sociale. Ne do të vazhdojmë përpjekjen tona për gratë shtatzëna dhe me lehoni për të pasur përkujdesjen e shtetit”, tha ai. Kështu, në Pejë, Limaj ka pasur edhe akuza për kundërkandidatët e tij për kryeminsitër, ndërsa, edhe njëherë ka sfiduar ata për debat.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …