Brickos

Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: ENTROFIA E FUSHATËS ZGJEDHORE – INSUFIENCA E NJË POLITIKE ME PREMTIME BOSHE

Të nderuar, zgjedhjet po afrohen  sytë hapni këtë herë, duke ikur  prej fajdexhive mos shkoni me rentierë. Tani zgjedhës janë afër dy milion. Partitë “demokratike” i lutën zotit që në zgjedhje të dalin vetëm 30 deri në 42%. E kjo kuotë është anëtarësia e tyre. Zgjedhës, kam doktoruar më 1979 në sistem shumë partiak. Nëse dilni në zgjedhje 80 deri në 95%, do  kishim vërtetë demokraci dhe drejtësi pas rezultateve zyrtare. Me këtë kuotë 80-95%, padrejtësitë nuk do të pushojnë plotësisht, por do të shkëputet fuqia e korrupcionit, pasigurisë investive, nepotizmit,keqpërdorimeve  dhe hajnive “demokratike”, në stilin despotik apo komunist. Në vijim, në zgjedhjet vijuese 95%-she, do të kemi kualitet ma të mirë dhe hajni shumë më pak, dhe gradualishtë padrejtësistë, do të pushojnë. Shiqone Gjermaninë pas 1975-ës.

Tani, situata është e “pastër” si loti, se kush do të na përfaqsojë, kush do ta “luftojë” korrupcionin, nepotizmin, hajdutërinë publike dhe drejtimin e shtetit, dhe fuqishëm po na sigurojnë?. Listave  të partive me ngjyra mahallash u prijnë: Albin Kurti (LVV),Vjosa Osmani (LDK), Ramush Haradinaj (AAK+ SD), Kadri Veseli (PDK), Fatmir limaj  (Nisma+AKR). Të gjithë vërehet se në tru e kanë të vizatuar formulën I+I (ideal+iluzion). Asnjëri nuk e dinë se cili është partneri ynë eknonomik. Atëherë me cilin shkop do të na shpiejnë përpara. Jo, varfërinë  dhe izolimin  e kemi të sigurtë. Lidhur me këtë, asnjëri prej tyre nuk është pa përvojë në politikë. Por shiqoni se si disa snajperistë të tyre hudhin urrejtëje. Asnjeri deri me tash (përjashtim bën Albin Kurti!) nuk i ka ofruar popullit formulë programore ekonomike prej kah do të NXIRRET Kosova nga “kneta e vdekjës”, e po këta  e kanë venë thellë e më tjhellë në pasiguri. E pse po shprehem kaq egër. Po provoi të përgjigjem, jo për inate, por pse po më dhemb kurrizi nga pasha e padrejtësive, që e ka siellë pikërishtë faktori politik idealist sot në Kosovë, me jotrasparencë (insufiencë rrenash), me atrofi rrenash para popullit, duke e venë peshën e vendimeve te të huejt , më pa përgjegjësi totale profesionale, diplomatike dhe politike,me pasiguri  investuese eknomike. Asnjëri prej pretendentëve të marrjes së pushtetit, nuk e ka programin se si do të sillen me ata që na i “prejnë jelekat”, me ata që provojnë të na lënë lakuriq, pa pavarësi e të na kthejnë në harkun e Serbisë koloniale, por që fatlumësisht, “as ata-serbët, as ne-shqiptarët, sikur nuk kemi gja në dorë, sepse po thuhet: në këtë muej do të kemi pajtim, për çka, e ai askund. Këtu jemi edhe sot. Asnjëri nuk e ka të shkruar: ‘do ta dëgjojmë SHBA-t, mikun ma të siçertë të çështjes shqiptare; do ta kuptojmë BE-n që partnerë të tregut të sigurtë për Kosovën nuk ka; do ta hetojmë se çka do  Rusia dhe Kina me Indi e Iran e Brazil sot e njëzetë vejtët që vijnë, të cilat i kanë brenda shumë “Kosova” të robëruara. Prandaj, me të gjitha mjetet që i kanë me përjashtim të bombave atomike, ende e LUFTOJNË UÇK-ën – REPUBLIKËN E KOSOVËS, sepse i frigohen modelit të tillë të luftës së drejtë, për pavarësinë e popujve të robëruar apo të shtypur, në oborret  e tyre.

Ku jeni politiaknë shqiptarë, dini ju diçka nga politika serbo-ruse dhe evropiane për shfarosjen e shqiptarëve për dy shekuj me radhë (XIX dhe XX). Po, ju i keni “valigjet ekonomike” për tender, por jo për partnerë.E politika serbe i ka 33 programe që nuk kanë skadencër as në fillim të XXI. E vërteta, nuk mundet askush ta mbulojë “kasollën” e vet, pa e ditur se çka ka në “pallatin” urrejtës të armikut. Në faktë, sot në Evropë 94 popujë aspirojnë liri dhe pavarpsi, me të drejtë,në pozitë si ishte Kosova. Kanë kaçik këta politiaknë të Kosovës t` u dalin në ballë makinerive që bluajnë çdo gjë që u del përpara, të paktën në Evropë sot, sepse për Afrikë mos të flasim, sepse atje e ke mik atë që ka ma shumë para, për t` i plasuara në xhepat e hapur në çdo kohë. Kush jep ma shumë, atë e pranojnë sot,nesër e “çpranojnë”. Nëse paguan sërish, prap të pranojnë!

Kur jemi te një realitet i tillë, që pushtetarët tanë nuk u bëjnë debat publik po ua shtroi këto pyetje: Pse nuk u botua i plotë shqip, Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për Kosovën më 2010. Pse, së pari e botoi ministri i LDK-ës anglishtë. Së dyti e botoi ministri I AKR-ës, prap vetëm në gjuhën anglishte. Së treti, pse nuk bëhet publike siellja e Ramush Haradinit ndaj Frederika Mogerinit në  takimin e parë kur Ramushi në stilin e tij prej TRIMI ia përplasi letrat në fytyrë për tregti me teritore të Kosovës. Së katërti, pse nuk bëhet publik rasti më i freskët, kur Ministri I Punëve të Jashte të Spanjës e lëshoi mbeldhjen posa e pa Behxhet Pacillin, në mbledhje të vendeve ballkanike, e spanjolli nesër (ama nesër) do të jetë Sekretar i Punëve të Jashtëme të BE-s. Çka pritet prej tij, përpos më keq se tregtia e imponuar nga A. Sorrosi, Vuçiqi e Thaçi, Bolltoni, Rama, plus Frederika e Italisë. E kush do t` ia përplas letrat prej 6 kryemistrave të plasuar tash për zgjedhëjet e 6 tetorit 2019, e që si “luaj” japin premtime boshe. Me fjalë do të trembet  nesër spanjolli?. A do të dali një apo dy, që do të kanë guxim të na “prishë me nderkombëtarët”, siç thoshte Ibrahim Rugova, Isamil Kadare e ndonjë macë ndër sofër, për Adem Demaçin, kur ishte në pyetje verdikti I panegociueshëm në Rambuje më 1999,për të cilin po paguejmë haraq edhe sot, e nuk e dinin se bombardimi i Jugosllavisë Zhablakut ishte i përgatitur në maj 1998, i provuar në gusht dhe diheshin caqet e bombardimve në shtator 1998.Lexoni injorantë dokumentet e CIA-s,të botuara si dokumente publike tash. E rezultatin e ka pas të njohur Adem Demaçi, mu atëherë (qershor 1998). Kush ju furnizon juve sot me informata, ambasadorët ilake dhe të pashkollë. Historinë do ta përseritëni me këto insufineca premtimesh boshe edhe pas 6 tetorit 2019.Thoni çka të doni por: ju e keni shkatërruar tokën bujqësore në Kosovë, ju  e keni degraduar urbanizmin në çdo qytet, ju i keni tjetersuar fabrikat,uzinat dhe pronat e koperativave nën firmën “prona shoqërore në ferr, prona private në parajs”. E të dya i keni derguar në purgator, pa partner ekonomik. Ju e keni shkatrruar PTK, ju jeni ata që e keni degraduar ARSIMIN me ministra që kanë studiuar nga 12 vjetë, ju e keni shkatërruar shëndetësisnë me ambullanta private. Ju nuk jeni ata që do të duhet ta informoni popullin, a më shumë kanë investuar të huajtë në Kosovë nga 10 qershor 1999 apo kanë grabitë prej saj, sepse me ta keni bashkëvepruar. Ju jeni ata që keni bërë LIGJ për veteranët, e sot akuzoni disa persona që janë herojë të luftës. Jo, një herë duhet Ligji t` i kategorizojë veprimet në luftë. E atë mund ta bëjnë vetëm ata që e dijnë çka është lufta e jo profiterët dhe klosharët e kioskave. Pse nuk e zbuloni se çka nënshkruan TRE historianë për UÇK-ën, me kërkesë të UNMIK-ut. Po tregoi se nënshkruan se në Kosovë nuk ka pasë lUFTË, por ishte një KONFLIKT. E luftë në filozofinë e histirisë do të thot ndryshim i kufijëve. Ndërsa konflikt, në filozofinë e historisë do të thot ndryshim i rregjimit ( në rastin konkret në Beograd). E ata që nënshkruan “KONFLIKT”,  sot janë  ‘emra” nga Akademia e plagitaorëve e deri te parlamenti aspirues. Sot njeri ndër juristët që  23 herë  lejoi të shkelët Kushtetuta e Kosovës është akademik e tjetri është prof ordinar. Për këtë “dituri moderene” deshmon Marrëveshja e  Brukselit në me Republikës Kosovës (hulumtone a shkruan Republikë?) dhe Serbisë, më 2013 dhe 2015. Unë nuk ju urrej, por jeni injorantë në veprime. Deri ku pati ra poshtë sovarniteti I Kosovës në Vjenë (?) me politikanë të verdhë, me nga një fakultet me kprespodencë. Arrijmë te Edita Tahiri me fakultet teknik, e doktoratë allafranga si shumë të tjerë, që i filloi bisedimet “teknike”, e ato triumfalishtë i konvertoi në  puro politike, sepse ua kurdisi fusnotën të gjitha të arriturave. Politiaknë të mëhalleve vetëm kujtone rastin e pranimit të Arkivit të Kosovës në gjirin e Arkivave shtetëror të shteve të Botës në kategorinë “A”, me sukses të plotë. E ju për këtë do të thoni se problem i vogël është ky. Po ta dini se arkivi është shteti, si himini, si flamuri dhe stema, madje diçka më tepër. Po aty serbianët e patën lëshuar mbledhjen dhe kah dalin për dere u ishte thënë: Ruenu se keni marrë turr e po mbyteni në det, se aty e keni vendin. Ka kaluar koha e faraonëve komunust, dhe të 411 delgatët kanë duartrokitë”.  E merrni pranimin  Futbollit Kosovës në FIFA dhe UEFA me meritë të një atdhetari dhe të dituri, në atë lëmi, që e ka shansin sot, sporti jonë të jetë antar në industrinë e dytë në botë, pas industrisë armatimit. E kujtoni heroin-trajnerin Kuka dhe Majnlindën me shoqe dhe shokë, që e detyruan Putinin ta lejojë Flamurin e Kosovës dhe HYMNIN e  Kosovës, të këndohet mjedis Rusisë. Duhte punë dhe dituri pra.

Ku e solli në anën tjetër Edita Tahiri, Hahim Thaçi, Isa Mustafa, Edi Rama me Baton Haxhiun, pozitën e Kosovës në Bruksel. Po, këta kanë në tru poltë dinakëri. Por nuk kanë dituri, nuk janë makra në diplomaci, as nuk mund të bërën kurrë. Populli i nderuar këta që sot po japin prap pemtime po FRIGOHEN nga kuadrot e shkolluara. Ua shiqoni shtabet zgjedhore dhe kompozicionin e deputetëve. Po, ata që tash thirren në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e infektuar të Brukselit, është “mirë”, sepse ka edhe më keq, por, pse me ardhë deri te 23 shkelje të Kushtetutës, kur në parti ai që negocionte i kishte  juristët që dikur ishin administrator e disa të tjerë të përtashëm, dikur ishin shofer, që nuk e dinin (kam fakte) në provim çka është dominiumi, imperiumi dhe vetvëndosja. Zgjedhës të nderuar,  zbuloni këto marifete, (prof dr Ejup Statofci ka folë për këtë shëmtim juridik publikisht).  Medoni kendë po e votoni, kendë po e delegoni të bëhet “diplomat”, kryetar qeverie…..  Kur e pyeta profesorin e diplomacisë me famë botërore më 1975, pasi që magjistrova: çka do të thot me qenë diplomat? Profa që i mësonte të gjithë diplomatët jo vetëm jugosllavë, më pati thënë: “Do të thot-më pak se ministër , më shumë se udbash”. E pata vëndosë mos ta parnoi as pozitën e konzullit e as të diplomatit, edhe pse teoria e Din Batallit dhe Ramë Alihajdarit ishte në “nivel naiv britalisht kompromituese”, që dikushi atëbotë ua kishte zili, për dien e tyre: i pari kërcnues, i dyti lajkatar dhe shumë i sinqertë,  që të dy të pa shkollë të mirëfillët spekulative.

Pse diplomatët tanë pa provime të diplomacisë, (kam studiaur diploamcinë dy vite në postdiplomë dhe do të friogohesha po të isha konzull e jo ambasador me grada: “djali I dajës, apo çika e tezës” sot!!). Pse kryediplomatët tanë, kurrë nuk ua përkujtuan në një tubim ndërkombëtar bashkbiseduesve serbian si e themeluat Republikën Serbe në Bosnje, pa qenë kurrë, e historia e Kosvës është më mirë e njohur se çdo shetet tejtër në Ballkan; pse kufijtë e Kosovës të tkurrën prej kujtdo qoftë, që në BE as nuk e dijnë ku gjindet, e BE vëndos për fatin tonë. Pse përfaqsuesit e shtetit Kosovës e devalvuan VERDIKTIN e GJND (Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë), e cila shpalljën e Pavarsisë Kosvës më 17 shkurt 2008 e cilsoi se nuk e shkelë të drejtën ndërkombptare. E vërteta, Serbia mori ofenzivë dhe na akuzoi në KS OKB, prej kah Kai Aide dhe Kofi Anan e derguan çështjen në GJND, por Serbia aty e mori AUTOGOL më 2010.Në biseimet e Vjenës, Kosova e përfaqsuar nga një staf që ma shumë luftonte të PROMOVOHET me brryla si individ sikurse në rastiun e RAMBUJESË, se sa të nxirret lufta e drejtë e UÇK-ës në pozitë të paprekur, me tërë kapitalin që e kishte, sepse ishte faktor vendimtar. Kështu është në dokumnetet e sirtarëve të ngjyrë limonit dje e kështu do të jetë nesër, kur të fillojnë biseimet “teknike” nesër, po me kenë?.  E partitë tona i dorëzuan LISTAT për deputet. Niveli i tyre profesional del se është aty kah shkolla e lartë pedagogjike dikurë. E pse mos të dihet se janë 9 persona që dërguan në Hagë dosje kundër UÇK-ës . E këtë luftë e ka bërë një parti “institucionakiste”, sa që kur të zbulohen dokuemnetet, besoi se rinia dhe populli do t` i rrënojë disa statua, që janë ngritë për pedigre të atyre që aspirojnë frone faraonësh sot, e dje, pra postin e faraonit e synojnë nesër. E koha që (jo unë) do të botohen dokuemnetet nuk është largë,  e atëherë dokumentet do të përmbysin çdo gjë, si dielli vesen, sepse ato dokuemente kanë vlerë sekrete 25 vjeqare, disa 30 vjeqare, jo ma tepër asnjë ditë. E dita e tyre kur mund të botohen është “ante portas”. Pra, qytetarë të Kosovës, sytë hapi këtë herë, kushtrim:  dilni në zgjedhje 80-90%, atëherë do të dihet kush është mbrojtës i pavarësisë Kosovës, kush është kreator i 2 korrikut, 7 shtatorti 1990, UÇK-ë  1993-1999, të gjitha të arriturave dhe deshtimve deri me tash. Qellimi im është deshtimet mos të përseriten. Pse po rrëfehem kështu, sepse një diplomat një ditë me habi me pyeti:” Pse nuk po shkruan kur opinioni të lexon dhe të beson. E dua Kosovën, pse nuk kandidohesh…”?. Ia prita me qetësi. Zotëri i nderuar, ju respektoi shumë, se jeni mik i shqiptarëve dhe I Kosovës posaqërishtë. Ju jeni këtu një kohë të gjatë, skyfterët tjerë vijnë e shkojnë. Në Republikën e Kosovës sot nuk ka rëndësi përgatitja shkollore. Këtu në saje të disa imponimeve me zarf e pa te, që po bërëni ju, që dordolecët të kanë funksione partiake dhe shtetëore, për JUVE, janë të “ditur” dhe kush ma vënë veshin mua që nuk kam funksion partiak a shtetëror. E këta dordolecët, (jo ju besoi), më shumë i  frigohen intelegjencisë dhe diturisë, se sa diplomcisë subkorruptive serbe dhe ushtrisë neofashite  milosho-shesheliste-vuçiste-daçiste…, sepse ma në fund për fotele me ta e për ta, shumë shpejtë e gjejnë pajtimin,  e ju jeni kah ia bërëni aminin këtyre mirifeteve. Populli jonë këtë e din, prandaj nuk po voton, se vëndosja po vjen nga lartë poshtë. Çdo gjë nën fotelen, jo çdo gjë mbi ligjin, është deviza e popullit tonë sot,shumë intelegjent. Këta, këto ligje nuk i njohin. E ata që kanë viedhë e korruptuar dje e sot po na mbajnë ders moral, duke shkumbuar: “Boll ma”!. Filloi të qeshë me cinizëm, por i erdhi mirë që e njohim ku është plaga dhe cila është diagnoza. E Ilaqi është shumë lehtë të gjindet, sepse ka “medikamente” që nuk janë “made in Kosova”, si malli dhe taksa e Ramushit, që i tha stop pabarazisë, e ju për çdo ditë po na këshilloni, e vet herë i veni taksa Kinës, herë Iranit e herë Rusisë, madje edhe BE-s. E ne nuk guxojmë të jemi sovran? Tha po, keni të drejtë plotësisht, po mos premtoni kësaj radhe “bletë të bardha dhe rroga të Londrës e ekonimi të Hon Kongout. Po shiqoni, ju i keni 1 800 000 zgjedhës, ndërsa totali popullsië është  1 600 000. Këtu mshifet industria e dollovereve që do të përseriten, nga të njetit akterë”.

E, zgjedhës të Republikës Kosovës, më 6 tetor 2019, ata që e votuan Gjykatën Speciale, për t` i ndejtë ajo mbi kokë si shpata e sulltanit, çdo ushtari të denjë të Adem Demaçit dhe Adem Jasharit- Legjendarit, Zahir Pjazitit dhe Adrian Krasniqit, duke u dridhë si thupra në ujin e akullt prej Brukselit- me intriga të dr  Millan S. Protiqit, Dik Martit, Karlla del Pontës, A. Sorrosit, Xh. Bolltonit… le të dihet se kanë bërë tradhti historike morale, që gjyqi i hsitorisë nuk ua falë kurrë, sepse e kanë siellë Kosovën në një KARANTINË IZOLIMI, sikur të kishte rënë këtu mortaja e shekullit gjashtë, që e kositi Ballkanin dhe jo vetëm këtë. Ku është qëllimi dihet, cili është mjeti nuk shifet, por kuptohet?. Po, duhet të dihet se, shqiptarët një ditë sipas ideatorëve të nëntokës Llozanës, të inatosur, të merzitur dhe të varfëruar nga papunësia dhe padrejtësitë inovative evropiane, do të konvertohen, pse jo, të “aderojnë” në Listën serbiane, dhe të gjithë, do t` i kanë vizat gati, bile ato do të jipen nepër stadione publikisht. Këtu është kah pushon patenti i Spanjës, Sllovakisë e ndonjë pianeci të Çekisië, Rumunisë, Greqis dhe Qipros, ku mrizon Vatikani dhe shumë qarqe politike neofashiste, që po lulzojnë në tërë Evropën.E ne shqiptarët e Kosovës, po na thuhet që t` i luftojmë këto forca të “errta” me Shoqatën e LGTB-ës. E po ku jemi, do të shpërthente miku im i ndjerë Rexhep Hoxha.Në vijim, më kujtohen zgërdhirëjet e LDK+PDK në Kuvendin e Kosovës për Demarkacioni me Malin e Zi. Aty nuk pytej kush ka fakte, por kush poi a bën QEFIN një personaliteti, që prej nënes e dija me fakte se  ka prejardhje serbiane. E ai, kishte deshirë që Kosova edhe për një metër katror të ngushtohet e lëre ma për 8500 hektarë tokë Kosove, den baba den. Kur ua tregova një dokument super sekret për Çakorin dhe Kullën publikisht, cinikët e dy partive simotra (PDK+LDK) në hajni e në dallavere, filluan të zgërdhihen dhe të gjuajnë me fjalë. Nuk heshta, por u përgojova nga ai që ma vonë u smur rëndë, dhe tash ia ka  mbathë shpatit dhe po teatrizon e moralizon demokraci, duke e sha ish ortakun  e vet, që e bëri President, krejtë lakuriq për ta zavendsuar. E tash, jo ashiçare ia ka rezervuar veti atë pozitë, sepse vetëm atë nuk e ka kullotë ende. E shteti, nuk ndërtohet me hipokritë, e këtë maniometri  infektive e dinin qysh në Antikë: Sokrati, Epikuri, Talesi, Anaksagora, Dardaniani i Urtë, Dardani i Shpatës, prej të cilit mësoi cinizëm dhe satirë edhe Leka i Madh.Tani shiqoni në TV se si një kandiat për kryemistër kërcnohet: “Bollë ma”, duke aluduar në PDK, se partia që i takon nuk ka KULLOTË qe TRIDHETË VJETË diersën e Kosovës. Bile në luftë ma shumë i ka siellë dëme popullit Kosovës me premtime dhe informata boshe, se sa armiku me krime nga koha e Melkizekut. Madje, kandidati në fjalë nuk e dinë se BE e ka “zemrën e smurë”,çshtë pa kushtetutë dhe armiqësishtë në esencë është kunder Kosovës. Rasti i vizave nuk do koment. Po çka duhet të ndodhë më tepër se 2 milion shtetas të Kosovës, “po e destabuilizuekan BE-n”!!!, që popullsia e Kosovës, nuk është ma e madhe se një lagje e Mynhenit apo Parisit.  E në emër të kujtë pra RREJNË liderët tanë politeknik dhe politik- kamikazë të Kosovës, popullin e painifrmuar, se vizat nuk janë largë. Asnjë politikan i Republikës Kosovës nuk ka PROGRAM eknomik për 2, 4, 5, 10, 20 vjetët e ardhshme, për ta nxierr Kosovën nga varfëria, e kur të krijojmë vende poune askush nuk do të aspironte të largohet. E vërteta, Programi i zhvillmimit ekonomik, do të duhej të ishte i botuar si LIBËR PUBLIK. Pse rrejnë, do t` i hapim kaq mija  vende pune, do ta luftojmë korrupsionin etj. Po ku mbeti Komisioni i Atifetës dhe Hashimit, për të “Vërtetën dhe pajtimin”. Kush i beson ma atij malli të mykur që ka korruptuar, ka viedhë, ka rrejtë qe 30 vjetë, e këta të njejtit, si komunistët në pushtet deri në vdekje, do ta ‘luftojnë’ me llafe nepër kafe, hajnin dhe korrupsionin?!!!. Dhe dalja nga varfëria nuk lajmërohet sepse iu duhet t` i bëjnë lajka Aleksader Vuçiqit e ndonjë Mogerini i Hani, të cilët e kanë trajtuar Serbinë si djalë hasreti, duke e ditur se është shteti ma MONSTRUM në Evropë, ku  izolohet çdo medium informativ demokratik, duke siellë arsitokratë nga shtetet mafioze që të “investojnë” vetëm për ”netë të ëmbla”  në “Soko Bajë…”. Këtij monstumi (Vuçiqi) të  Sheshelit t` I besohet dhe atij shteti që i bëri katër luftëra neofashite i lejohen vizat e shtetit Kosovësi, rinia  e të cilit është me e siqerta në Evropë, nuk i lejohen vizat për lëvizje të lirë njerëzore. Po, ne njuk i harrojmë miqët e as humanizmin  e tyre që na i kanë pranuar punëtorët tanë (1989-1999) sidomos Gjermania dhe Zvicra, e që e kanë mbajtë gjallë familjen shqiptare në trojet e veta në Kosovë, sepse Milloshi kishte programuar shfarosje totale.

 Në rrethanat që janë krijuar, Ramush Haradinaj nuk ka pasë çare pa e vu taksën 100% Serbisë dhe BH-ës, sepse vetëm në këtë mënyrë kishte mundësi më e prishë pazarin për ndarëjen e Kosovës. Ramushi ka dhënë dorëheqje në anën tjetër, për ta zbuluar kush ka qenë i ftuar nga Gjykata Speciale dhe nuk i ka treguar popullit fare, ose aksioma tjetër, kush do të shkojë pas tij dhe ka funksion shtetëror, duhet të dorëhiqet. Ky kriterium Ramushit ia shton shansë për rizgjedhje, sepse është burrëror. Ramushi si  e njoh, nuk është ndër ata pushtetarë që e gjuan gurin e e mshefë dorën. Vetëm ky ia ka zbuluar Frederika Mogerinit “rrënjën katrore” për të gjitha të palarat e “territ” për Kosovën. Kaq kësaj rahe. Në anën tjetër, do të ishte fatlumësi që Albin Kurti të zgjidhet Kryemistër, sepse do të ndërpritej loja me fatin e Kosovës. Por një fakt këtu është “terra in cognita”, nuk dihet sa ka peshë në Vashington DC, sepse në Bruksel nuk ka askush, sepse duke e izoluar Kosovën, Brukseli po i bënë lajkat ashiqare Moskës e ku po lulëzon padrejtësia aristokrate me mizori intrigash masone, që as Volga nuk i banë.

Në këto rrethana zgjedhore sidomos,  është perhapë një smundje kanceroze politike duke I anatemuar KOMANDANTËT e UÇK-ës, dhe kjo dukuri po përseritet pikërishtë në çdo palë zgjedhje. Thue se  këta jokamndnatët janë evlia!. Emri komandant, është bërë në Kosovë gati  simbol i urrejtëjes, i përbuzjës dhe së keqës, pikërishtë prej disa pianecëve gogol, që gjithë ditën përgojojnë nepër kafene, ndeja e hendeçe prostitucioni. Nuk them se të gjithë komnandantët janë evlia, por të gjithë e kanë një të kaluar lufe dhe është dashur edhe ata të pakët që janë ta dijnë se nuk lejohet anarkia për askend. Por duhet të dihet se është bërë I shtanguar dhe i pa izoluar një mikrrob infektiv, të cilin mikrrob disa satelitë të errësirës infektive, kanë filluar ta shprehin në çdo tubim. Ata me këtë propogandë po mundohen t` i garbisin ADUTET luftës, fryteve të saj po u japin ngjyra politike, plagëve krenare të saj, gjakut arbror të saj, faktorizimit të saj si model për popujtë e shtypur e të robëruar, që të largohen nga robëria, e ta fitojnë lirinë, po e devalvojnë vizionin dhe po e shndërrojnë luftën e shenjët çlirimtare. Kritizerët e tillë janë në mision. E misionarët gati në të gjitha rastet e jetës në luftë janë legjionarë, profesional. Nuk po elaborojë më tutje.  E këtu janë fajtor edhe disa DEZERTERË shqiptarë që janë kthye pak a shumë prap në luftën e drejtë, e ne I kemi parnaur si virgjinë veteranë prap, sepse sikurse Adem Demaçi që e kishte zemrën e pastër dhe ma humene se NËNA TEREZE, nuk ka ditur kurrë për urrejtëje. Emrat e intrigantëve dihen, dje, sot dhe është rrezik se do të infektojnë edhe nesër. Por, mos të harrojë askush, se qëllimi I fundit i tyre është DEFAKTORIZIMI I UÇK-s , DEFAKTORIZIMI I luftës së drejtë të popullit të robëruar të Kosovës, e nëse defaktorzohet lufta do të humbim të gjithë. Pra nuk është urti nëse defaktorizohet lufta e do të fitojë pushtet dikush, sepse në fund të gjithë do të jemi humbës. E kjo propogandë meskine ka për qellim të fundit DEFAKTORIZIMIN e shtetit Kosovës, i cli po ndodhë para Ministrisë Punëve të Jahstme me “ÇNJOHJET” meskine. E kjo ndodhë sepse është mbushur çdo zyre “diplomatike” me  servilë, dajë e miqë për interesa të xhepit. Qëllimi është pra Kosova të “dobsohet” nga jashtë- brenda dhe nga brenda –jashtë, nga lartë-poshtë dhe nga poshtë-lartë. Po pse nuk publikohet një ditë nga OJQ e Sorrosit a ma shumë ka nën hetime “komandant” apo ish saboterë të luftës dhe “institucionalist” për keqpërdorime. Sajoni një staistikë sepse gjyqet janë në duartë tueja, por kjo nuk lejohet sepse shoferi i deridjeshëm është bërë ministër i padrejtësisë?Pra, zgjedhës të ndëruar të Republikës Kosovës, nëse doni të paktën të u ndalet hovi të kqiave, dilni në zgjedhje 85-95%.  Vetëm atëherë demokracia do të lulzojë, sepse as “komandantët” e as saboterët nuk janë UÇK, nuk janë Kosova e përgjakur, nuk janë populli. Unë nuk po  e theksoi  emrin e asnjë partie, ju zgjedhës  e keni fjalën, fati i Kosovës është në votën tuej, sepse kthim prapa nuk ka. Por nëse heshtëni dhe pritni se do të vejn AMERIKA e do të na i zgjidhë problemet,  po ajo miqët e demokarcisë nuk e lerë në gjysmë të rrugës, por prapa ktheu,  nuk do të ndodhë, por me politikanë injorantë dhe mendjemëdhenjë, do të paguajmë harqa, do të paguajmë fajde e çmim që kurrizi do të na lakohet.Në fund e kam një porosi për të gjithë bartësit e listave, që në asnjë mënyrë mos të pranojnë ndryshim, korigjim a apo pasiguri të kufijëve të Republikës Kosovës. E them këtë sepse  jo vetëm të haujtë por as poseduesit e parave që janë shqiptarë, nuk do të INVESTOJNË në një shtet të pasigurtë, siç e kanë bërë negociatorët e Rambujesë, Vjenës dhe Brukselit. Bota kapitaliste investon vetëm aty ku shtetësia është ligjore dhe e sigurtë. Me nderime, kujdes kujtë ia besoni votën. Votoni të gjithë, masovikishtë 80- 95%,të paktën. Do të fitojmë të gjithë.

7 IX 2019

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …