Ish-ushtari i UÇK-së, njëherit kapiten i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, Petrit Bojaxhiu ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-ushtari i UÇK-së, njëherit kapiten i FSK-së, Petrit Bojaxhiu ftohet nga Gjykata Speciale

Petrit Bojaxhiu, ish-ushtar i UÇK-së, njëherit edhe  kapiten i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, do ta paraqitet para zyrëve të Prokurorit të Specializuar në Hagë. “OVL-UÇK dega në Sharr njofton se ish-ushtari i UÇK-së njëherit edhe kapiten i Shtabit të Përgjithëshem të FSK-së Petrit Bojaxhiu i është dërguar ftesë nga gjykata speciale e Hagës. Me këtë rast ne si OVL-UÇK reagojmë ashpër ndaj gjykatës speciale për padrejtësin që po i bëhet bashkëluftëtareve tanë. z.PETRIT BOJAXHIU njofton se do ti përgjigjet pozitivisht ftesës dhe do ti mbrojë vlerat e luftës së pastërt të UÇK-së me datë: 25.09.2019”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: Vendimi për pagën minimale, lëvizje elektorale dhe pa mbështetje ligjore

Ish-diplomati politik, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për rritjen e …