Zyra e BE-së në Kosovë është shprehur e gatshme përmes ekipit vëzhgues të monitorojë zgjedhjet nacionale të 6 tetorit

Zyra e BE-së në Kosovë është shprehur e gatshme përmes ekipit vëzhgues të monitorojë zgjedhjet nacionale të 6 tetorit

Zyra e BE-së në Kosovë është shprehur e gatshme përmes ekipit vëzhgues të monitorojë zgjedhjet nacionale të 6 tetorit në Kosovë dhe kanë kërkuar që gjithë procesi zgjedhor të shkojë në mënyrë të rregullt. Përmes një konference për media, zyrtarë të ekipit vëzhgues dhanë detaje për misionin e tyre dhe u shprehen se me anë të pranisë së tyre në tërë procesin zgjedhor, shpresojnë që largohen parregullsitë e mundshme. Shefja e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjeve në Kosovë, Viola Von Cramon Taubadel deklaroi se ata janë duke i kushtuar rëndësi të jashtëzakonshme këtyre zgjedhjeve për të dhënë vlerësime të paanshme në tërësi. Ajo dha kritika për mos realizimin e disa prej rekomandimeve që BE-ja i ka adresuar qysh në vitin 2017. Shefja e misioni vëzhgues të BE-së theksoi nevojën që të gjithë votuesit duhet ushtrojnë në tërësi të drejtën demokratike të tyre për të votuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: “Shqipëria është ndërgjegjja kombëtare dhe arkitektura etike e lirisë shqiptare”

Ish-ministri i Mjedisit dhe profesori universitar, Ethem Çeku, ka publikuar sot një shkrim reflektues me …