Mediet në Shqipëri njoftojnë për dëme materiale në disa pallate në Tiranë dhe panik te qytetarët

Mediet në Shqipëri njoftojnë për dëme materiale në disa pallate në Tiranë dhe panik te qytetarët nga tërmeti që goditë sot vendin në rreth orës 16.00. Njoftohet se tërmeti ka qenë i fuqishëm dhe është ndjerë shumë nga qytetarët të cilët kanë braktisur banesat e tyre nga frika e lëkundjeve të mëdha. Ende nuk dihet saktësisht për dëme eventuale por mediet nga atje raportojnë për lëvizje të mëdha të autoambulancave me alarme të aktivizuara nëpër rrugët e Tiranës dhe qyteteve tjera. Njoftohet se epiqendra e tërmetit është kanë në detin Adriatik, rreth 5 km nga Durrësi. Tërmeti është ndjerë në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi një milion hyrje dalje të qytetarëve mes Kosovës dhe Shqipërisë në muaj vetëm në pikën doganore në Morinë

Është shënuar rritje e ndjeshme e qarkullimit të qytetarëve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Shifra ka …