Fehmi e Xhevë Lladrovci

Limaj: Fehmi e Xhevë Lladrovci janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 21-vjetorin e rënies. Limaj ka shkruar se Fehmi e Xhevë Ladrovci janë shembulli i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjecar për liri e pavarësi. “Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë me pietet një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e tij Xhevë Lladrovcin. Fehmi e Xhevë Lladrovci janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi. Jeta dhe vepra e tyre në shërbim të vendit ishte dhe do të mbetet frymëzim ndër breza. Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit! Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …