leoni

Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare, premton Kadri Veseli

Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare, premton Kadri Veseli

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Kadri Veseli, ka biseduar sot me banorët e Roganës dhe Koretinit të Kamenicës lidhur me programin zgjedhor të kësaj partie. Veseli me këtë rast u zotua se në fokusin e qeverisjes së tij do të jetë gjithmonë qytetari kudo që ai jeton, për t’ia përmirësuar jetesën dhe ngritur mirëqenien, dhe jo për t’ia vështirësuar jetën me mbyllje të shkollave, duke aluduar kështu në vendimin e kreut të Kamenicës Qendron Kastrati për mbylljen e 19 shkollave.“Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare për ta zhvilluar jetën e tyre atje. Jetësimi i programit tonë garanton mundësi të shumta për rininë, vende të reja pune dhe perspektivë më të madhe për vendin. Bashkohuni me mua për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, për ty dhe shtetin!”, shkruan Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …