Në Afganistan po mbahen zgjedhjet presidenciale

Në Afganistan po mbahen zgjedhjet presidenciale nën masa të rrepta të sigurisë, për shkak të frikës nga sulmet e militantëve talibanë dhe frikës për manipulim të votave. Pesëmbëdhjetë kandidatë po garojnë në këto zgjedhje por favorit konsiderohet presidenti aktual, Ashraf Ghani, i cili po kërkon edhe një mandat tjetër pesëvjeçar dhe krye shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah. Derisa po zhvillohen votimet, zyrtarët në Kahndahar kanë raportuar se ka ndodhur një shpërthim në një xhami, e cila po përdorej si qendër votimi. Nga ky shpërthim janë plagosur të paktën 15 persona, tre nga të cilët janë në gjendje të rëndë. Rreth 72 mijë pjesëtarë të sigurisë pritet të shpërndahen në qendrat e votimit në mbarë vendin. Mbi 2 mijë prej 7 mijë qendrave të votimit janë të mbyllura, për shkak të kërcënimeve nga sulmet e militantëve. Në të kaluarën, qendrat e votimit kanë qenë cak i sulmeve të talibanëve dhe në javët e fundit, ky grup militant ka kërcënuar se do të kryejë sulme gjatë zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …