Vjosa Osmani:”Gjakovës do t’ia kthejmë namin e dikurshëm”( të kohës së Titos dhe të Fadil Hoxhës)

Kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se Gjakovës do t’ia kthejnë namin e dikurshëm, natyrisht pa përmendur kohën kur Gjakova ka pasur namin e udhëheqjes së Kosovës nën regjimin e Titos dhe të Rankoviqit, prej vitit 1945 e deri në vitin 1987, kur gratë serbe e futën në birë të miut Fadil Hoxhën, në Villen e tij në Prishtinë. Rinisë së Gjakovës ne do t’ia kthejmë shpresën dhe perspektivën. Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, në tubimin elektoral në Gjakovë mori edhe përkrahjen e elektoratit të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, si dhe të mërgimtarëve, të cilët kishin ardhur nga Kanadaja dhe nga disa vende të Evropës për ta mbështetur fitoren e Vjosa Osmanit dhe LDK-së në këto zgjedhje. Vjosa Osmani në tubimet e saj përmend vetëm viktimat e luftës, por jo luftën e UÇK-së por as emrin e komandantit legjendar, Adem Jashari. Është vështirë të besohet se me qëndrimin e pa shprehur hapur, por të nënkuptuar kundër UÇK-së mund të rritet elektorati i LDK-së, sepse pozicioni kundër UÇK-së e bën aleat të natyrshëm me Vuçiqin e Daçiqin, ashtu si në kohën e Ibrahim Rugovës kur  në maj të vitit 1999 kishte shkuar në Beograd dhe kishte kërkuar nga NATO-ja të ndalte bombardimet mbi Serbinë kriminale të Milosheviqit. Mbase kësaj zonjës, Vjosa, duhet përkujtuar edhe kohën kur pas luftës ka punuar në zyrat e UNMIK-ut, në Mitrovicë së bashku me Argita Sali Berishën, Lulzim Bashën e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …