Brickos

Kurti: Pas rrugëve të asfaltuara në Drenicë fshihet mjerimi, papunësia e varfëria

Pas Besjanës, Lëvizja Vetëvendosje fushatën e ka vazhduar në rajonin e Drenicës me tubimin e mbajtur në Drenas. Duke iu drejtuar të pranishmëve në fushatë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti theksoi se pas rrugëve të asfaltuara në Drenicë fshihet mjerimi, papunësia e varfëria. Shpesh bëhet humor për rrugët e asfaltuara të Drenicës por në këtë rajon ka varfëri të madhe dhe dëshmi për këtë është se komuna e Skenderajt dhe Drenasit kanë më së shumti raste në skemat sociale. Ai shtoi më tutje se në fshatin e presidentit, i cili nuk jeton më aty, shpesh nuk ka as ujë të pijshëm as rrymë të qëndrueshme. Por ne zotohemi se me Vetëvendosjen në Qeveri, do të jetë ndryshe. Nuk do të ketë familje pa kulm mbi kokë dhe nuk do të ketë shtëpi pa dikë të punësuar. Hajnat në burg dhe plaçka e vjedhur prej tyre të kthehet në buxhetin e shtetit. Ky është shteti i së drejtës që mundësohet nga qeverisja jonë, tha në mes tjerash lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …