Hajdar Beqa: Partia Demokratike e Kosovës si parti shtetformuese ka planprogramin më të mirë politik në vend

Hajdar Beqa thotë se PDK-ja si parti shtetformuese ka planprogramin më të mirë politik në vend

“Skivjani sonte masivisht i tha PO projektit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e 6 tetorit. Skivjani sonte ofroi mbështetje maksimale për kryeministrin në ardhje z. Kadri Veseli”, kështu ka shkruar kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, njëherësh kandidat për deputet Hajdar Beqa. Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës si parti shtetformuese ka planprogramin më të mirë politik në vend, ka vizion të qartë për qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Beqa ka mbajtur takim edhe me banorët e Rakovinës, Osek Hylës dhe Lipovecit, ku sipas tij fryma për PDK-në po rritet. “Rakovina është mobilizuar e gjitha në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është mobilizuar në përkrahje të kryeministrit në ardhje z. Kadri Veseli, ndaj meje, por edhe kandidatëve tjerë për deputetë nga radhët e PDK-së nga Gjakova, por edhe zona tjera të Kosovës. Mirëpritja juaj e ngrohtë dhe përkrahja parezervë është motiv për ne”, ka shkruar Beqa.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …