Cakaj: Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj, pranim i realitetit objektiv

Cakaj: Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj, pranim i realitetit objektiv

Ministri shqiptar në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj është takuar me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo. Përmes një postimi Cakaj ka bërë të ditur se është duke marrë pjesë në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Ogranizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit me DiCarlo, kanë biseduar edhe për Kosovën dhe rëndësinë e anëtarësimit të saj në OKB. “Theksuam fuqishëm nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare si masë e vendosjes së drejtësisë historike dhe pranimit të realitetit objektiv”, ka shkruar Cakaj ndër të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

10 vjet nga marrëveshjet e Brukselit, debati për asociacionin mbetet i hapur mes Kosovës dhe Serbisë

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të …