Kandidati i PDK-së, Bajrush Xhemajli takon invalidët dhe veteranët e UÇK-së në Ferizaj, thotë se do të jetë zëri i tyre

Kandidati i PDK-së, Bajrush Xhemajli takon invalidët dhe veteranët e UÇK-së në Ferizaj, thotë se do të jetë zëri i tyre

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ish i burgosur politik, ish-kryetar i komunës së Ferizajt e ish-deputet në legjislaturat e kaluara, Bajrush Xhemaili, i ka hyrë garës për të fituar mandatin e deputetit duke kërkuar besimin nga qytetarët e Kosovës.  Gjatë fushatës zgjedhore Bajrush Xhemaili ka takuar invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të komunës së Ferizajt ku ka deklaruar se këto kategori janë ndër kategoritë më meritore, që duhet të kenë një përkujdesje shumë më të madhe nga shteti dhe shoqëria. Ai ka dëgjuar hallet e tyre dhe ka thënë se do të jetë zëdhënësi i tyre në Parlamentin e Kosovës. Xhamaili ka marrë mbështetjen e fuqishme dhe përkrahjen e tyre për projektin e Dekadës së Re. Kandidati për deputet Bajrush Xhemaili, ka marrë pjesë në takime edhe në Lloshkobare ku është takuar me nëndegët e fshatrave Kosinë, Slivovë, Dremjak dhe Koshare. Edhe këtu ka marrë mbështetje te vazhdueshme aktivistëve, për fitoren e madhe të PDK-së më 6 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …