Pacolli e përshëndet LDK-në dhe LV-në për nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit, thotë vendin e presin shumë punë

Pacolli: Kosova ka diçka të shenjtë që të tjerët nuk e kanë, ka rininë, rini aktive, inteligjente e shëndoshë e dinamike

Aleanca Kosova e Re, sot para qytetarëve të Prizrenit, ka shpalosur programin e saj politik në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 6 tetorit. Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, duke folur para qytetarëve të Prizrenit, ka thënë se ai e sheh ardhmërinë në Kosovë përmes punës. “Kosova ka diçka të shenjtë që të tjerët nuk e kanë, ka rininë, rini aktive, inteligjente, e shëndoshë e dinamike. Dhjetëvjeçari i ardhshëm është dhjetëvjeçari i rinisë së Kosovës, ju do të jeni bartës të proceseve politike në vend”, ka thënë Pacolli për të rinjtë e Kosovës. Ai ka shtuar se të rinjtë shumë shpejtë do të udhëtojnë pa viza dhe për këtë ai bëri me dije se ka marrë përkrahjen edhe sot në takimin që kishte me ministrin e jashtëm të Finlandës.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …