Thaçi: Macron e konfirmoi se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimit në BE dhe NATO

Thaçi: Macron e konfirmoi se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimit në BE dhe NATO

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se kryetari francez Macron i ka konfirmuar se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe tërë rajonin në rrugën e integrimit në BE dhe NATO. “Bashkë me liderë botërorë mora pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për nder të ish-presidentit Jaqcues Chirac. Trashëgimia politike e presidentit Chirac për sigurimin e paqes në Evropë u vlerësua lart nga të gjithë dhe do të jetë gjithmonë frymëzuese. Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Presidenti Macron ma konfirmoi se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe tërë rajonin në rrugën e integrimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …