Aksel Ditman

Ditman: Berlini zyrtar nuk i ka kërkuar Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës

Ambasadori gjerman në Serbi, Aksel Ditman, ka deklaruar se Berlini zyrtar nuk i ka kërkuar Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovën, por është pozicioni i përbashkët i BE-së që përmes Beogradit dhe Prishtinës të arrihet një normalizim i plotë i marrëdhënieve, raportojnë mediet Serbi. Ai ka thënë se është pozitive që të dy shtetet të kenë vullnet dhe të jenë të gatshme për të vazhduar procesin e normalizimit nën patronazhin e BE-së. Ditman ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. “Këto dy shtete kanë marrëdhënie të mira dhe kjo është në rregull për ne, dhe kjo nuk i pengon Serbisë që të jetë anëtare e BE-së”, ka thënë ai. Ambasadori gjerman, vë në dukje se bashkëpunimi në mes të Gjermanisë dhe Serbisë është i shkëlqyer në shumë nivele.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në OKB: Sovraniteti kërcënohet edhe në “feed”-in tonë, AI mund ta kthejë dezinformimin në realitet politik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve …