leoni

Hashim Thaci

Kryetari Hashim Thaçi ka pritur në takim drejtuesit e institucioneve të sigurisë

Një ditë para zgjedhjeve, kryetari, Hashim Thaçi ka pritur në takim drejtuesit e institucioneve të sigurisë, drejtorin e Policisë Rashit Qalaj, drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni dhe kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi. Në takim u bisedua për gjendjen e sigurisë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.Në takimin e zhvilluar, kryetari, Hashim Thaçi tha se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira e demokratike dhe vlerësoi procesin e deritanishëm si të mirë dhe pa incidente që do të cenonte procesin elektoral. Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj theksoi se Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie dhe është në koordinim të plotë me institucionet e tjera për të garantuar siguri të plotë në ditën e zgjedhjeve, me vëmendje të veçantë në Qendrat e Votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …