Krasniqi: Prokuroria e Dhomave të Specializuara, shpirtin e bazamentin e Kosovës, UÇK-në, po e quan ndërmarrje kriminale?!

Jakup Krasniqi uron popullin e Kosovës që në zgjedhje bëri ndryshimin e qeverisjes së vendit

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi ka uruar fituesit e zgjedhjeve të 6 tetorit. Ai ka thënë se ajo që ndodhi mbrëmë është fitore e demokracisë. “Urimi i parë sovranit, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 bëri zgjedhjen për NDRYSHIMIN e qeverisjes së vendit! Kjo është fitore e demokracisë. Urimi i dytë, LVV-së, e cila doli parti e parë në këto zgjedhje. Natyrshëm urimi edhe për kryetarin e VV-së e kandidatin për kryeministër – Albin Kurtin. Urimi i tretë është për të majtën e cila për herë të parë doli partia fituese në zgjedhje! Të shpresojmë se zgjedhja është e duhura! E qytetari të jetë fituesi!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Dy diplomatë dhe një gjeneral amerikan dëshmojnë në Hagë gjatë nëntorit

Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit …