Fillimi / Lajmet / Policia e Kosovës në aspektin e sigurisë procesin zgjedhor e ka vlerësuar të qetë dhe pa incidente madhore
Për festën e Vitit të Ri, Polica e Kosovës ka përgatitur planin operativ “Fundviti - 2019 dhe fillimi i 2020”

Policia e Kosovës në aspektin e sigurisë procesin zgjedhor e ka vlerësuar të qetë dhe pa incidente madhore

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, në aspektin e sigurisë procesin zgjedhor e ka vlerësuar të qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një mënyrë apo tjetër ndikuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Gjatë procesit zgjedhor, sipas Policisë së Kosovës, janë evidentuar disa raste të natyrave të ndryshme të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 29 personave, prej tyre 23 persona janë ndaluar me vendim të prokurorëve kompetent të Prokurorisë së Shtetit. “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave njerëzore në përgjithësi deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Murati

Valon Murati: Thirrja për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është thirrje për anarki

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se thirrja për mosrespektim të vendimit të ...