Kryetari Thaçi: Do ta respoektoj plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjithë duhet ta respektojmë atë

Kryetari Thaçi do të takohet sot me angazhuarin për ndërmjetësim të dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi do të takohet sot në Prishtinë me Richard Grenell, i cili është angazhuar për ndërmjetësim të dialogut Kosovë-Serbi. Zyra e Kryetarit njofton se Thaçi nesër në orën 13:00 e pret në zyrën e tij emisarin e kryetarit amerikan Donald Trump. “Në orën 13:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Grenell e viziton Kosovën për herë të parë, pak ditë pasi ai e mori detyrën e re si i dërguar special i SHBA-së në negociatat mes Kosovës e Serbisë, që janë ndalur qe një vit. I angazhuari i Trumpit është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …