Brickos

Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Ambasadorët e përhershëm të BE-së mbledhen në Bruksel për të diskutuar për çështjen e zgjerimit

Para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE më 15 tetor dhe para samitit të liderëve, më 17-18 tetor, janë ambasadorët e përhershëm të BE ata që janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar për çështjen e zgjerimit. Në qendër të diskutimit do të jetë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe qëndrimi i Francës dhe Holandës për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësimin e këtyre dy vendeve. Holanda tashmë duket se është lëkundur pakëz nga ‘jo’-ja kategorike për Shqipërinë dhe duket se do të jetë vendimi i Francës ai që do të ndikojë tek vendimi final i saj. Në takimin e ministrave të jashtëm, më 15 tetor, ministri holandez Stef Blok do të mundojë për shkak të një angazhimi tjetër të tij dhe vendi do të përfaqësohet në rang ambasadori. E aty do të mësohet qëndrimi i Francës, që pritet të ndikojë edhe në vendimin e Holandës. Deri më tani, Franca ka hezituar të japë dritën jeshile për Shqipërinë ndërkohë që gjermania ka thënë po me kushte për Tiranën dhe po të pastër për Maqedoninë. Në rast se ministrat e jashtëm nuk do të mund të bien dakord, atëherë debati do të zhvendoset në samitin e liderëve, më 17 dhe 18 tetor./KP/

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …