Hahn thotë se perspektiva e integrimit evropian për vendet e Ballkanit është garanci për zhvillimin e këtij rajon

Hahn: Hapja e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe refuzimi i Shqipërisë “do të ishte një gabim i madh politik”

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar për agjencinë italiane të lajmeve ANSA se hapja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe refuzimi i kandidaturës së Shqipërisë “do të ishte një gabim i madh politik”. “Unë do të bëj gjithçka për ta shmangur këtë”, u shpreh Komisioneri Evropian gjatë një prononcimi për ANSA-n dhe një grup mediesh të tjera ndërkombëtare vetëm një javë përpara samitit të liderëve të BE-së më 17 dhe 18 tetor. “Vendet anëtare të BE-së shpesh vendosin për arsye të lidhura ngushtësisht me politikën e tyre të brendshme, por disa sinjale më bëjnë optimist”, shtoi Hahn, duke theksuar se ai ka konstatuar gatishmëri për të kërkuar një zgjidhje nga Franca. “Ka ende kohë për arritjen e një marrëveshjeje dhe kjo është njëkohësisht çështje përgjegjësie dhe besimi edhe për BE-në”, theksoi Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu: Mandati i 9 shkurtit t’i kthehet popullit, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka propozuar një zgjidhje për bllokadën politike që ka …