Së shpejti do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e kryetarit që përfaqëson vetëm opozitën në Shqipëri, Ilir Meta

Komisioni i Venecias rikonfirmoi sot se kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve

Komisioni i Venecias rikonfirmoi sot se kryetari i Shqipërisë,  Ilir Meta, ka  shkelur  Kushtetutën e vendit  kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj. Komisioni miratoi sot në unanimitet të plotë raportin përfundimtar lidhur me opinionin që u kërkua nga komisioni hetimor parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë për shkeljet e Presidentit Ilir Meta. Sipas Komisionit të Venecias, anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cenoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Po ashtu, Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti e tejkaloi kompetencën e tij kushtetuese, si fillim duke anuluar zgjedhjet lokale, e me tej duke i shtyrë ato, meqë kjo kompetencë e Kuvendit dhe më tej e takon Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo shkelje është e rënde apo jo.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …