Fatmir Limaj

Fatmir Limaj përmes një letre drejtuar KQZ-së, arsyeton pse duhet të ketë rinumërim të votave në nivel të vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është drejtuar me një letër kryetares se KQZ-së, Valdete Daka dhe anëtarëve tjerë të këtij komisioni. Burime të ‘Kosovapress’, brenda KQZ-së, bëjnë me dije se Limaj i ka dërguar mbrëmë këtë letër ku ai ka kërkuar rinumërim të votave në nivel vendi. Në këtë letër ndër të tjera shkruan se janë evidentuar parregullsi dhe shkelje flagrante në përdorimin e formularëve të bartjes se rezultateve zgjedhore në të gjitha komunat e Kosovës. “Për shkak të efektit negativ dhe në shkeljen e nenit 101 dhe 102 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme konsiderojmë se vendimi për rinumërim të pjesshëm i KQZ-së është i pamjaftueshëm për të përmirësuar shtrembërimin e rezultatit pa saktësinë dhe dëmin që iu është shkaktuar subjekteve politike garuese duke dëmtuar kështu direkt vullnetin e shprehur të votuesit në të gjitha komunat”, thuhet ndër të tjera në letrën e Limajt të cilën e ka siguruar “Kosovapress”.Më tutje në letrën e Limajt, thuhet se meqë tashmë KQZ me vendimin e marrë ka vërtetuar gabimin në formularët e bartjes së rezultateve KQZ nuk mund të lejojë që një gabim i tillë të lejohet të vlejë edhe për kutitë tjera të votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …