kek
MIT
Airport Adem Jashari
Fillimi / Institucionet / Komiteti i komuniteteve mbajti takimin e radhës

Komiteti i komuniteteve mbajti takimin e radhës

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Deçanit, ka mbajt takimin e  rregullt të udhëhequr nga kryesuesi Elmir Nezaj, në praninë e anëtareve të këtij komiteti, përfaqësuesve të OSBE-së dhe UNMIK-ut. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, zyra e ZLK-së Shaban Pejqinoviq, tregoi për punën e kësaj zyre për kërkesat dhe vizitat që kanë bërë në teren duke specifikuar një krekës për kthim të një familje nga Mazniku të komunitetit pakicë që aktualisht jeton në Mal të Zi. Nga kjo zyre kanë marrë edhe informacionet e duhura sa i përket procedurës së kthimit. Po ashtu nga zyra e ZLK-së u njoftuan se 5 familje të komunitetit pakicë kanë kërkuar dru për diegje mbase jemi në prag të fillimit të sezonit dimëror. Komiteti i Komuniteteve dolën më një rekomandim të përbashkët se këtë krekës ta drejtojnë tek Zyra e Kryetarit të komunës po ashtu edhe te KFOR-i  Italian, për të pa mundësin e ndihmës së këtyre 5 familjeve sa më parë që të jetë e mundur.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundimin e këtij viti komuna e Deçanit, e përmbyll më një gjendje të sigurisë të qetë pa raste për tu veçuar

Në Komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e katërt e KKSB-së për vitin 2019 (Këshilli ...