11 Tetori “Dita e vajzave ” shënohet me një aktivitet në SHFMU ” Isa Boletini’’ në Isniq

Me organizimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, në shkollën “Isa Boletini në Isniq të komunës së Deçan, u organizua një ligjëratë me temën: ” Fuqia e vajzave adoleshente “. Vizioni deri në vitin 2030. Të pranishëm në hapjen e ligjëratës ishin, drejtori i DKA -së Deçan Bekim Vishaj, Emine Krasniqi nga MASHT, si dhe ligjëruesit prof. Avdyl Kastrati dhe prof. Hysen Balaj. Këtë ekip e ka pritë drejtori i kësaj Shkolle Shaban Mehmetaj, bashkë më personelin e shkollës. Me këtë rast drejtori Mehmetja tha se një falënderim i veçantë shkon për MASHT, DKA-në dhe vajzat e kësaj shkolle për angazhimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati priti në takim komandantin e KFOR-it për Rajonin e Perëndimit, kolonelin Lorenzo Mangia

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, ka pritur në takim komandantin e ri …