Ish-pjesëtari i UÇK-së, Besim Bajrami, është i ftuari i radhës për t’u intervistuar nga Prokuroria e Specializuar e Kosovës

Besim Bajrami, është i ftuari i radhës për intervistim nga Prokuroria e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së

Edhe një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, e cila do ta marrë atë në pyetje. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besim Bajrami, është i ftuari i radhës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale kunder UÇK-së, Lajmin e ka bërë të ditur dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së në Rahovec. “Vazhdojnë ftesat nga Gjykata Speciale e Hagës. I ftuari i radhës është ish ushtari i UÇK-së Besim Bajrami nga fshati Drenoc i Rahovecit”, kanë njoftuar veteranët e Rahovecit. Ndërkaq, vetë Bajrami ka bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për t’u marrë në pyetje në fund të këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …