Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar sot mbahet Panairi i karrierës

Në fushatën ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar sot mbahet Panairi i karrierës

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar sot në Prishtinë mbahet Panairi i karrierës, takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit. Ngjarja ka në fokus takimin e punëdhënësve me punëkërkuesit ku prezent do të jenë autoritetet përkrahëse, grupet e interesit, personeli i organizatorëve, dhe anëtarët. Gjatë këtij organizimi do të bëhen prezantime lidhur me fushatën si dhe aktivitete të tjera joformale. Aktiviteti organizohet nga shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Nuk është problem ngritja e madhe e çmimit të naftës por kryeministri Albin Kurti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partiasë Demokratikie të Kosovës, Ganimete Musliu ka …