Brickos

U përkujtua në 22 vjetorin e rënies heroi i kombit gjeneral, Adrian Krasniqi

U përkujtua në 22 vjetorin e rënies heroi i kombit gjeneral, Adrian Krasniqi

Për të nderuar jetën dhe veprën e gjeneral, Adrian Krasniqit sot vunë kurora lulesh, pranë lapidarit të tij familjarë, bashkëluftëtarë dhe pjesëtarë të FSK-së, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta. Adrian Krasniqi ishte ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht njëri ndër themeluesit e parë të logjistikës së UÇK-së, por edhe ndër luftëtarët e parë të lirisë që ra në altarin e atdheut me uniformën e UÇK-së, e cila do ta çlirojë Kosovën dy vjet e gjysmë, pas rënies së tij në altarin e atdheut. Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe. Homazhet vazhduan edhe tek varri I tij në Kliçinë të Pejës.

U përkujtua në 22 vjetorin e rënies heroi i kombit gjeneral, Adrian Krasniqi

Kontrolloni gjithashtu

Artan Mavraj: Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Demush Kamer Mavraj, organizohet turnir në futboll të vogël

Me rastin e 25 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Demush Kamer Mavraj më datën …