Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në ditët në vijim do të takohet me Albin Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në ditët në vijim do të takohet me Albin Kurtin, me të cilin pajtohet që ka nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhëniet e të dy vendeve, ndërsa  propozoi ministri të veçanta nga të dyja shtetet.Do të takohemi në ditën në vijim, sepse ai ka kërkuar të më takojë, e pres me shumë kënaqësi, bie dakort tha Rama. “Kam disa propozime të reja që do t’ia bëj atij dhe mendoj që të dy vendet duhet të kemi. Shpresoj se Kurti do të marri përgjegjësinë dhe do të kalojë nga poezia e opozitës në prozën e qeverisjes”. Ndërsa, sa i përket takimit të radhës në mes drejtuesve të rajonit, Rama tha se takimi është më 10 nëntor në Ohër.  Në prononcimin e tij, Kurti ka qenë shumë i çartë ndërsa ka saktësuar se  me rëndësi është që Kosova duhet të marrë pjesë në të gjitha këto takime dhe është e ftuar, edhe pse është e vështirë që qeveria e Kosovës të formohet deri në nëntor.“Nuk është firmosur asnjë marrëveshje, është bërë një deklaratë e përbashkët duke u bazuar në katër kriteret e Evropës për lëvizjen e lirë”, tha Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …