Ismet Sylejmani: Jonuz Musliu, një jetë luftë për atdhe

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Kosovës Lindore Jonuz Musliu është ftuar të paraqitet në stacionin policor në Bujanoc

Policia e Serbisë i ka bërë thirrje për t’ u paraqitur në stacionin policor të Bujanovcit, kryetarit të Këshillit Kombëtar të Kosovës Lindore, Jonuz Musliu për shkak se ai paska penguar rrugën rajonale.  Z. Musliu, me një numër protestuesish kanë penguar kalimin e dy kamionëve, të cilët kthenin mbrapa për në Kosovë 10.3222 tekste shkollore, të cilat ishin dhënë donacion nga MASHT-it për nxënësit e tri komunave shqiptare të mbetura nën okupimin e Serbisë. Këta libra shkollorë kanë qëndruar në terminalin doganor Buajnocit që nga fundi i gushtit të vitit të shkuar. Librat janë kthyer në Kosovë me vendim të Ministrisë serbe të Arsimit, pasi Qeveria në Beograd ka konstatuar se  tekstet në gjuhën shqipe kanë përmbajtje nacionaliste e irredentiste.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Kostoja e jetesës në Kosovë është rritur për 45 për qind në pesë vitet e fundit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar politikat ekonomike të Qeverisë Kurti, …