Brickos

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Minire Saliuka: Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci më ka thënë, shko e jeto në bjeshkë të Gradicës

Minire Saliuka, e veja e dëshmorit të kombit, Mehmet Saliuka, pasi ka  parë aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kundër drejtorit të Infrastrukturës në Komunën e Drenasit, Idriz Hysenaj,  dhe duke vërejtur se në mesin e atyre familjeve, “që dyshohet se Hysenaj ua ka dhënë banesat e Komunës me qira”, ndodhet edhe emri i saj, ka reaguar ashpër kundër kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovcit, për të cilin u shpreh se “ka shpifur dhe ka folur të pavërteta, me qëllimin e vetëm, që ta njollosë emrin e saj, të familjes dhe të burrit të saj dëshmor. Minire Saliuka ka deklaruar për “Zërin” se kurrë nuk ka paguar qira për banesën, të cilën e shfrytëzon për më shumë se 5 vjet. “Gati 6 vjet ka që këta të Komunës m’i kanë dhënë çelësat e asaj banese. Vetë  Idriz Hyseni  m’i ka dhënë çelësat edhe më ka thënë ‘rri aty derisa ta bëjmë një zgjidhje’. Përpos meje dhe dy fëmijëve, e kam pasur edhe vjehrrin me vete, babanë e dëshmorit Mehmet Saliuka. Vuajtjet e mia kanë filluar me ardhjen në krye të komunës së Ramiz Lladrovcit, i cili që nga dita e parë ka kërkuar ta liroj banesën. Asnjëherë nuk më ka pyetur qysh e kam gjendjen, a po mundem t’ia dal me dy fëmijët, dhe kur i kam shkuar në shtëpi, më ka thënë shko e jeto  në bjeshkë të Gradicës”, ka thënë Minire Saliuka.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …