Brickos

Driton Lajci

Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi, është intervistuar nga Specialja(!)

Avokati, Artan Qerkini, ka konfirmuar publikisht  se drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi,  është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale. Ai për dy orë është marrë në pyetje nga Specialja me datën 17 tetor 2019. Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar është interesuar për funksionimin e Zyrës për mbrojtje juridike për personat potencialisht të akuzuar. Marrë parasysh lajmin e publikuar në disa media elektronike se Driton Lajçi është marrë në pyetje për tri ditë me radhë, për hir të informimit të saktë të opinionit publik dëshiroj që në cilësinë e avokatit të z. Driton Lajçi, t’iu njoftoj se i njëjti është marrë në pyetje nga vetëm me datën 17 tetor 2019 dhe atë vetëm për 2 orë, me ç’ rast Zyra e Prokurorit është interesuar për funksionimin e Zyrës për mbrojtje juridike për personat potencialisht të akuzuar”, është shprehur Qekini. Ai ka treguar se klienti i tij ka sqaruar funksionin e tij dhe të Zyrës për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave Potencialisht të Akuzuar, i cili është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, por kjo nuk do të thotë se këtë zyre e pranon Gjykata Speciale kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …