UCK

Vazhdon fushata e Prokurorisë së Gjykatës Speciale me ftesa për hetime kundër eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së

Në javën e fundit Prokuroria e Gjykatës Speciale ka ftuar për hetime edhe disa nga krerët më të lartë të UÇK-s’ si komandantin e SHP të UÇK-së, Azem Syla, tre eprorë të lartë të Zonës së Llapit, një mjek kirurg të UÇK-së, një ish Rektor të Universitetit të Prishtinës dhe disa luftëtarë të tjerë, nën akuzë për krime lufte, apo në cilësinë e dëshmitarëve. Janë ftuar edhe Driton  Lajçi, Gani Krasniqi, Nuredin Ibishi, Kadri Kastrati, Fatmir Sopi, Sejdi Veseli, Fadil Beka, Besim Bajrami, Jatullah Krasniqi, Shaban Syla e të tjerë.  Kjo fushatë tashmë ka prekur pjesën më të madhe të sektorit komandues ushtarak por edhe politik të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe për kundër kësaj, politikanët e nënshtruar vazhdojnë të propagandojnë se Gjykata, e cila është votuar në Kuvendin e Kosovës, nuk ka për qëllim diskreditimin e luftës së UÇK-së, por vetëm individë të caktuar, ndërsa në mesin e këtyre individëve janë pjesa dërrmuese e drejtuesve të luftës dhe e çlirimtarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …