Gecaj: E bojkotuam Thaçin sepse nuk e njohim më për kryetar të Kosovës

Kërkesa për një komunë e Listës serbe do të realizohet, presin në radhë edhe katër kërkesa të kushtëzuara

Kërkesa e Beogradit edhe  për një komunë të re serbe në Kosovë, të njëmbëdhjetën me radhë, nuk është kërkesë e re dhe nuk ka qenë kusht i këtij subjekti politik, për krijimin e kuorumit në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjen e Hashim Thaçit kryetar të  Kosovës, ka thënë zëdhënësi i Isa Mustafës, Bajram Gecaj,  për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij  kërkesa e Listës Serbe është e hershme, madje qysh para themelimit të qeverisë aktuale, si dhe e ngjashme me kërkesat që kanë edhe komunitetet apo bashkësitë tjera etnike në Kosovë. Ain thotë se tashmë janë të deponuara 29 kërkesa për komuna të reja. Lista Serbe  kërkon që të formohet komuna e cila do t’i përfshinte fshatrat: Prilluzhë, Plemetin, Babin Most dhe Gracë, të cilat aktualisht i takojnë komunave të Vushtrrisë dhe Kastriotit. Kjo ka qenë vetëm njëra nga pesë kërkesat e Listës Serbe për të marrë pjesë dhe për ta mundësuar kuorumin për zgjedhjen e Thaçit në postin e kryetarit të vendit thonë liderët e opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …