Aleksander Vucic

Aleksandar Vuçiq: Mos hapja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë nga BE-ja justifikon politikën me fuqitë e tjera

Në një kohë kur në Evropë është rritur shqetësimi për një depërtim edhe më të madh të ndikimit ruso-kinez në Ballkanin Perëndimor, kryetari  i Serbisë Aleksandar Vuçiq thotë se mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nga BE-ja  justifikon politikën e tij me dy fuqitë e tjera. Ai në një intervistë për Fajnenshel Tajmes tha se vendimi i BE-së për dy shtetet ballkanike, pavarësisht reformave që kanë ndërmarrë, tregoi se “jo gjithçka varet nga ne”.Vuçiq ka shtuar se vendimi për të mos hapur negociatat me Tiranën dhe Shkupin e justifikon politikën e tij për marrëdhënie më të afërta me Kinën dhe Rusinë.   “Ne nuk mund të varemi nga vendimi i radhës i Këshillit Evropian, ose se çfarë do të vendosë Qeveria holandeze, apo se nëse Qeveria daneze do të bëjë diçka tjetër”, tha Vuçiq. Nesër Serbia do të firmosë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Unionin Euro-aziatik, i cili është një bllok ekonomik rival i BE-së, i udhëhequr nga Rusia.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria rikthen “çmimet tavan” në formë të re mes krizës, FMN paralajmëron rënie ekonomike dhe rritje inflacioni

Vetëm pak ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi raportin që sinjalizon ngadalësim të ekonomisë së …