Gjenerallejtënant Rrahman Rama në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani

Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, mori pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, mori pjesë në Konferencën e 27-të vjetore të  shefave të Mbrojtjes, e cila u mbajt në Wiesbaden të Gjermanisë nga data 23-25 tetor 2019. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 37 shefa të Mbrojtjes të shteteve evropiane, anëtare të NATO-s dhe shtete partnere të Kosovës.   Konferenca e Shefave të Mbrojtjes u organizua nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë  dhe kishte për tematikë „Gatishmërinë Strategjike“, në kontekst të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së gatishmërisë kolektive bazuar në sfidat aktuale të sigurisë në botë.  Po ashtu temë  e kësaj konference ishte edhe  ndërveprimi ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s si dhe aftësia për t’u adaptuar ndaj sfidave të sigurisë.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë konferencës zhvilloi takime me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane gjeneralin ,James McConville dhe komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Christopher Cavoli, si dhe me homologë të shumtë të shteteve mike. Komandanti i FSK-së, ndër të tjera në këtë konferencë ka thënë: „FSK-ja mbetet e përkushtuar në ndërtimin e aftësive të reja mbrojtëse sipas planit të tranzicionit, në mbështetje të plotë të partnerëve strategjikë, si dhe mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve në të gjitha fushat me qëllim të ndërveprimit me partnerët strategjikë dhe me shtetet tjera partnere“.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …