Kristofer Hill

Kristofer Hill nuk është shprehur kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por porositë të kihet kujdes

Diplomati amerikan, ish ambasador në disa shtete të rajonit, Kristofer Hill nuk është shprehur kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, por ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me kujdes pasi mund të prodhojë pasoja afatgjate. Kris Hill i cili po qëndron në Tiranë për Samitin e paqes të Evropës Juglindore, foli edhe për sigurinë në Ballkan, ndikimin rus dhe pretendimet për themelimin e një minishengeni Ballkanik. “Rregullimet e kufijve janë një lëndë shumë e rëndësishme dhe me goxha peshë. Nuk mund të bëhen pa një njohuri shumë të madhe dhe të mirë sa i përket këtyre kufijve dhe për të parë si ndihen njerëzit për këtë. Këto janë tema që nuk lidhen me rishikimin ose hartimin e një buxheti vjetor, por për një të ardhme shumë më afatgjate… Duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për këto gjëra. Mund të duken se gjëja e duhur, por asnjëherë unë nuk do të nxitohesha për gjëra të tilla. Një gjë tjetër është që ka dallime midis vendeve që njerëzit besojnë që do të zgjidhen me shkëmbim kufijsh. Këto dallime shkojnë më thellë se kaq…nuk jam kundër, e kuptoj pse po diskutohet, por duhet të bëhet me më shumë kujdes”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …