Sami Ukshini

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Sami Ukshinit që po mbahet në burgjet e IRJM-së

Duke folur për gjendjen shëndetësore të Sami Ukshinit që po mbahet në burgjet e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, avokatja e tij, Artene Hyseni ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është pasojë e keqtrajtimit, që është duke iu bërë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës nga policia. Avokatja ka thënë se edhe e ka vërejtur se Sami Ukshini dje dukej më keq në krahasim me javën e kaluar dhe kjo është për shkak se gjatë sjelljes në gjykatë, policia dje sërish i ka maltretuar pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. E vërejta edhe unë se dukej më keq se javën e kaluar. Është kthyer sërish avazi i vjetër i sjelljes së keqe të policisë ndaj të arrestuarve gjatë sjelljes në gjykatë. Siç më treguan, nuk janë rrahur sikurse para një muaji, mirëpo policia është sjellë në mënyrë nënçmuese. Dy orë e gjysmë janë mbajtur me kokën ulur dhe kjo nuk është lehtë, ka deklaruar në mes tjerash avokatja Artene Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …