Kryetari Haliti interesohet rreth projekteve të kanalizimit të cilët po realizohen në lokalitet e ndryshme

Komuna e Vitisë, krahas projekteve të shumta që po i realizon në lokalitet e ndryshme të kësaj komune dhe atë në fushat e ndryshme është duke punuar edhe në rrjetin e kanalizimit. Për këtë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në qytetin e Vitisë, konkretisht në rrugën “ Rexhep Bislimi” dhe “Ylvi Demiri” por edhe në lagjen “Arifaj” në fshatin Beguncë. Aty kryetari Haliti është takuar edhe me disa banorë të cilët falënderuan kryetarin Haliti për realizimin e projektit në rrjetin e kanalizimit duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …